19,04,2024

Sindikata e Arsimit në Ferizaj mirëpret nënshkrimin e kontratës kolektive

Must Read

Nënshkrimin e kontratës së re kolektive të Arsimit në Kosovë, e ka mirëpritur edhe Sindikata e Arsimit në Ferizaj. Kryetari i kësaj sindikate, Rexhep Sadiku, tregoi se çka përmban kjo kontratë.

“Derisa më parë pagat jubilare janë dhënë dhe ka qenë e përcaktuar që t’u jepen mësimdhënësve pas daljes në pension, tani e veçanta e saj është se për çdo 10 vite obligohet Ministria dhe Komuna që të japin këto paga të cilat shkojnë me përqindje, ai i cili ka 10 vite përvojë pune i takon 50 % të pagës bazë, ata që kanë 20 vite 75% të pagës bazë, 30 vite një pagë dhe 40 vite një pagë e gjysmë apo 150%”, theksoi Sadiku.

Sadiku tha se nëse kjo kontratë nuk zbatohet  SBASHK-u do ta padis Ministrinë e Arsimit dhe komunat.

“Sipas fjalëve të Ministrit tashmë komunat do të kenë grante më të mëdha dhe këto grante u krijojnë hapësira dhe mundësi më të mëdha për t’i realizuar siç është udhëtimi, tri pagat dhe pagat jubilare. Mospërmbushja e këtyre kërkesave të nënshkruara në kontratën kolektive pason pjesën tjetër juridike ligjore ku ne do t’i padisim, tashmë kemi një numër të madh të kërkesave të arsimtarëve që i kanë paditur për mosdhënien e tri pagave dhe pjesës tjetër të pagave jubilare, dhe shpresojmë, sipas të gjitha indikacioneve, se procesi gjyqësor do të jetë në favor të mësimdhënësve”, u shpreh Sadiku.

Televizioni Tema ka kontaktuar me drejtorin e Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halilin, i cili përmes telefonit tha se nuk është në dijeni se çka është nënshkruar pasi që ende nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare nga Ministria, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img