Lajme

Shtyhet seanca për gazin lotsjellës, gjykata paralajmëron urdhërarrest për Kurtin dhe Kadajn


Është shtyrë seanca ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve. Shkas është bërë mungesa e Kurtit dhe të akuzuarës tjetër, Donika Kadaj.

Pos tyre, për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvend, të akuzuar në këtë rast janë edhe Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, që kanë qenë të pranishëm në seancë, raporton KTV.

Kryetari i trupit gjykues ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Albin Kurtin, Donika Kadajn dhe të dëmtuarën Flora Brovina, duke paralajmëruar se pas kësaj do të lëshojë urdhërarrest për ta.

“Është hera e fundit që do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim”, ka thënë gjyqtari Beqir Kalludra.

Në seancë të pranishëm kanë qenë 4 dëshmitarë, deputetët e PDK-së Blerta Deliu Kodra dhe Bekim Haxhiu si dhe dy punëtore të administratës.

Seanca është shtyrë për muajin tetor, çka është kundërshtuar nga deputetët e VV-së për shkak të fushatës për zgjedhje lokale.

To Top