18,04,2024

Shtyhet seanca e Kuvendit të Komunës së Ferizajt për të enjten

Must Read

Kuvendi i Komunës së Ferizajt është mbledhur sot në një mbledhje të rregullt ku si pikë kryesore të rendit të ditës kishte votimin e Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri bëri hapjen e kësaj mbledhjeje ndërsa i pari fjalën e mori kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në hapje të kësaj mbledhjeje tha se gjithçka është përgatitur mirë sa i përket këtij plani dhe janë marrë pëlqimet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paraprakisht , por si arsye për shtyrjen e kësaj mbledhjeje e përmendi verifikimin që duhet bërë rreth një lajmi të paraqitur në media vendim për pëlqim I lëshuara para disa ditësh nga MMPH mund të jetë pezulluar.

Kryetari Svarqa pohoi se në mënyrë zyrtare komunës së Ferizajt deri më tani nuk i ka ardhur asnjë dokument i tillë prandaj tha ta ketë ka dërguar në Prishtinë drejtorin e Urbanizmit Faik Grainca, për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje. Ai paraprakisht lexoi pjesë të vendimit për pëlqimin e këtij procesi ku komuna e Ferizajt është lavdëruar për punën e mirë që ka bërë në hartimin e këtij plani.

“Dokumenti që ne kemi dërguar në Ministri është vlerësuar si model për të gjitha komunat e tjera sepse jemi angazhuar me gjithë potencialin tonë që ai të jetë sa më i kompletuar. Megjithëkëtë kohëve të fundit po qarkullojnë nëpër disa medie e portale informacione se është pezulluar ky pëlqim.
Unë ju garantoj me shumë përgjegjësi si kryetar i komunës jo vetëm juve si këshilltarë për edhe gjithë qytetarët se komuna e Ferizajt nuk ka pranuar asnjë shkresë apo dokument të tillë. Ju e dini se ne shquhemi si institucion transparent dhe me dëshirë të funksionojmë mirë dhe kështu jemi të obliguar që të presim ndonjë vendim në mënyrë institucionale që do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë komunale të Ferizajt. Arsyet se pse ne e kemi sjellë këtë dokument për aprovim janë krejtësisht ligjore dhe është konsideruar se ai është në pajtim me të gjitha udhëzimet administrative hapësinore dhe ambientale në Kosovë . Pas marrjes së këtij pëlqimi qeveria komunale u ka sjellur dokumentet bazë të cilat do të shërbenin për diskutim dhe materialin në CD ku përfshihen shumë informacione. Por të premten pasdite e kemi parë këtë informacion për pezullim dhe jemi të detyruar që të presim në mënyrë që të mos ngutemi dhe të mos dëmtojmë askënd me vendimet që do të merrnim. Pa marrë parasysh nëse mund të ketë pasur ndikime të jashtme apo të brendshme unë e shoh të arsyeshme që të mos ngutemi në këtë situatë” deklaroi kryetari Svarqa.

Në vazhdim të kësaj mbledhje kryesuesi Guri propozoi që kjo seancë të vazhdojë të enjten në ora 10 pasi që të merren të gjitha sqarimet e nevojshme.

Ndërkaq pas disa diskutimeve në mes këshilltarëve komunalë të cilët komentuan në mënyra të ndryshme situatën e krijuar rreth miratimit të Planit Zhvillimor Komunal me shumicë votash Kuvendi vendosi që të enjten të mblidhet sërish për të diskutuar për këtë pikë dhe dy pika të tjera të rendit të ditës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img