24,10,2025

Shqipëri: Vështirësohet qarkullimi pas reshjeve të borës

Must Read

Në Shkodër, akset ku sasia e borës është më e madhe janë Kuben-Vasie (25 cm), ku qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi-Qafë Drajë ka 25 cm borë dhe qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Reshjet intensive të borës që kanë përfshshirë Dibrën kanë arritur në 15 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella arrin 30-40 cm. Sa u përket rrugëve nacionale, megjithëse nuk janë lidhur kontratat për mirëmbajtjen dimërore, akset po mirëmbahen nga kompanitë që i kanë patur vitin e kaluar.

Në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë ka 15-25 cm borë dhe rrugët kalohen pjesërisht me zinxhirë; në aksin Qafë Bualli-Krastë ka 20 cm borë; në Rrugën e Kombit qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës, pasi një ditë më parë qarkulimi u bllokua për 30 minuta për shkak se makinat pa pajisje dimërore nuk kalonin dot zonën malore pranë Kalimashit. Sektori i Policisë Rrugore në Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë.

Në aksin Laç-Vau i Dejës-Fushë Arrëz ka 20 cm borë dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin ka 30-50 cm borë.

Në Tiranë, në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës. Apelohet për kujdes në segmentin Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Edhe në rrugën Librazhd-Steblevë ka 10 cm borë dhe reshjet vazhdojnë./ Top Channel/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img