02,05,2024

Shkolla fillore “Jeronim de Rada” shënon 76 vjetorin e themelimit

Must Read

Më një program të pasur kulturo-artistik të shtunën në Ferizaj, është shënuar dita e shkollës “Jeronim de Rada”.

Hapjen e ditës së shkollës e bëri drejtoresha Servete Hajrullahu e cila ka folur për kushtet dhe vështirësitë me të cilat përballet kjo shkollë.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se shkolla jonë po kalon nëpër një kohë sfidash, përpjekjesh për reformim, arritjesh dhe ngecjesh, të cilat e karakterizojnë shoqërinë tonë në përgjithësi.

“Po jetojmë në një kohë dinamike, me arritje marramendëse teknike dhe teknologjike. Prandaj, në arsim duhet të investojmë shumë më tepër dije, mund e djersë, në mënyrë që të mos u mbetemi borxh brezave që sot janë në shkollim e sipër. E ardhmja e vendit tonë dhe e familjeve tona, e ekonomisë dhe e shëndetësisë, e edukimit dhe e kulturës, do të jetë e lidhur ngushtë me cilësinë e shkollimit. Dhe këtë cilësi duhet ta ngrisim ne. Askush nuk do të vijë të na i mësojë mirë fëmijët dhe të rinjtë tanë, nëse këtë nuk e bëjmë ne si trupë arsimore, si shkollë dhe si shoqëri. Prandaj, sot, më shumë se më parë, kemi nevojë për një mobilizim të përgjithshëm të nxënësve, arsimtarëve, prindërve dhe të të gjitha atyre që janë të lidhur me shkollën, që t’i japim shtysa të reja cilësisë së shkollimit. Këtë detyrë e kemi ndaj vetes sonë, ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj shoqërisë sonë, pjesë e së cilës jemi. E kemi edhe obligim ndaj dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për këtë ditë, që ne të mësojmë dhe të jetojmë të lirë në vendin tonë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle. Shkolla fillore e mesme e ulët ‘Jeronim de Rada” numëron mbi 1300 nxënës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img