20,12,2025

Rusët shprehin pakënaqësi pas fitores së Ukrainës në Eurovizion

Must Read

Rusët janë shprehur të pakënaqur me fitoren e këngëtares Jamala nga Ukraina në Eurovizion, të mbajtur në Stokholm të Suedisë, ku ajo e interpretoi një këngë për deportimin masiv të tartarëve të Krimesë nga Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rusët kanë pretenduar për përmbajtje politike në tekstin e saj.

Zëdhënësja e Minsitrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka bërë shaka me sarkazëm se për të fituar në garën e ardhshme, fituesit i duhet një këngë për dënimin e presidentit “të përgjakshëm” të Sirisë, Bashar al-Assad.

Lideri sairian aktualisht mbështetet nga Moska, por nga perëndimi fajësohet për luftën civile pesëvjeçare në Siri.

Konstantin Kochachev, nga një komitet i Dhomës së Epërme të Parlamentit të Rusisëë, tha se “sipas numrit të pikëve, ishte gjeopolitika që përfitoi”.

Por, organizuesit thanë se kënga e Jamalës nuk paraqet shkelje të rregullave të Eurovizionit. /rel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img