25,04,2024

Rriten të hyrat në komunën e Ferizajt

Must Read

Kështu ka bërë të ditur sot drejtoresha e financave Lirije Syla, në një konferencë për gazetarë.

Sipas drejtoreshës Syla, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, është arritur që të grumbullohen mbi 680 mijë euro ose 15.45 për qind e planifikimit.

“Raporti financiar për këtë tre mujorë ka tejkaluar shumën e planifikuar dhe kemi arritur që të kemi edhe ngritje të të hyrave vetanake, në krahasim me vitin e kaluar për 15.35 për qind”, ka thënë drejtoresha Syla, përderisa ka shtuar se gjithë kjo punë e cila kryhet në kuadër të Drejtorisë së Financave është në harmoni me udhëzimet administrative dhe rregulloret në fuqi dhe gjithnjë duke u bazuar me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike.

E para e Drejtorisë së Financave, Lirije Syla, me këtë rast ka theksuar se presin edhe të hyra të tjera edhe nga vjelja e tatimit në pronë dhe të hyrat vetnake, si të hyra kryesore në Komunën e Ferizajt.

“Unë me këtë rast ftojë qytetarët ferizajas që të ofrohen tek shërbimi i tatimit në pronë, në mënyrë që ata të kenë informacione të sakta sa i përket këtij shërbimi, si dhe të marrin informacionet e duhura sepse ligji për faljen e borgjeve akoma është në fuqi, dhe kjo do të ndodh deri në muajin shtator të këtij viti”, ka thënë Syla.

U bë e ditur se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti komuna jonë ka arritur që të shpenzojë edhe 23 për qind të buxhetit, i cili është në suaza të normales për një organizate buxhetore, por këto shpenzime kryesisht kanë qenë nga granti qeveritar.
Buxheti për vitin 2017 për Komunën e Ferizajt, është 26 milion e 480 mijë euro, prej të cilave mbi 22 milion janë nga granti qeveritar, dhe mbi 4 milion janë të hyra vetanke që realizon komuna në kuadër të Drejtorisë së Financave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img