28,03,2024

Rreth 550 drunj dekorativë i shtohen qytetit të Ferizajt

Must Read

Projekti për mbjelljen e tyre ka filluar sot në pjesën nga rrethrrotullimi tek stacioni policor, deri tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj, Mimoza Fazliu, tha se projekti është njëvjeçar dhe ka për qëllim zbukurimin e pjesëve të ndryshme të qytetit.

“Projekti i mbjelljes së drunjve dekorativ është i domosdoshëm, pasi që nga kjo pjesë shkohet edhe për tek varrezat e dëshmorëve të qytetit të Ferizajt, ku bëhen edhe homazhe dhe kjo pjesë duhet të ketë një pamje më të mirë” ka thënë Fazliu.

Udhëheqës të kompanisë punë kryese “Kopshti i Artë” në Ferizaj, theksuan se punët janë duke shkuar në nivelin e duhur.

“Edhe pse  sipas kontratës  kjo punë parashihet për një kohë më të gjatë ne kemi angazhuar një numër më të madh  të punëtorëve që  kjo të kryhet sa më shpjet. Edhe llojet e drunjve janë zgjedhur të atillë  që kësaj pjese t’i jepet një pamje sa më e mirë” ka thënë Faton Haxhisalihu, pronar i kompanisë  “Kopshti i Artë.

Drejtues të Shërbimeve Publike në Ferizaj, thanë se projekti për mbjelljen e drunjve dekorativë do të vazhdojë edhe nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

“ Drunjtë dekorativ do të mbjellen edhe nëpër hapësirat e  shkollave të Ferizajt, si dhe nëpër pjesë të tjera të qytetit. Unë jam për krijua sa më shumë hapësira të gjelbra në qytet pasi që edhe mungojnë” tha Fazliu.

U bë e ditur se, mbjellja e drunjve dekorativë në pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizajt u financua nga buxheti komunal me mbi 24 mijë euro.

15027424_10208179895514309_2013346937011683851_n 15033635_10209147104093038_953945617_n 15046223_10209147104973060_1297484973_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img