23,04,2024

Reçica: Demarkacioni tash asht “gur prove” për koalicionin (video)

Must Read

Deputeti i PDK’s Elmi Reçica ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum ka fole gjere e gjate per shume çashtje te aktualitetit politik ne vend, si per koalicionin ne mes te PDK’s dhe LDK’s, per temen e nxete te Demarkacionit ne mes Malit te Zi dhe Kosoves, por edhe per sondazhet e fundit dhe themelimin se kush e ka themelue Vetevendosjen.

Reçica ka theksue se koalicioni ne mes te PDK’s dhe LDK’s nuk po perputhet ne shume çashtje dhe qysh ata e kane mendue, por simbas tij ende nuk kane mbrri te fundi i rruges dhe ndamja e tij.

Ai ka shtue se ata e kane ba analizen si partner te kaolaicionit por edhe si PDK, tue thane se me kete koalicin asgja muk ka levize.

Perderisa kur ka fole per deputetet dhe punen e tyne, ai ka thane se kjo legjislature nuk ka nise mare dhe si e tille edhe ka vazhdue.

Ky deputet i PDK’s ka fole edhe per Demarkacionin i cili simbas tij duhet me kalue me konsensus te gjane politik.

Ai nder te tjera ka shtue se ky proces duhet me kalue permes nji konsensusi te gjane politik dhe njiher e mire me marre fund.

“Duhet me ardhe deri ne nji moment qe partneret e koalicionit me u ule edhe me bisedue se çka duhet me ba tutje”, ka theksue ai.

Ai ka thane se per programin e Qeverise jane marre per baze edhe programi i LDK’s por edhe i PDK’s.

Simbas tij, ky koalicion e ka gur prove demarkacionin ngase po lidhet per liberalizimin e vizave.

Kurse tue fole per Vetevendosjen dhe sondazhet e saj, ai ka thane se ne sondazhet kredibile nderkombetare PDK asht e para, derisa LDK del e dyta, kurse te tjerat vijne mbas.

Ky deputet i PDK’s ka thane se Shpend Ahmetin ne Prishtine e ka zgjedh PDK.

Derisa per krijimin e VV’s, Reçica ka mohue zanat se ka dore PDK.

Ai ka thane se kjo levizje asht formue ne momentet e paknaqesise se bisedimeve te Vjenes.

Reçica ka fole edhe per shume çashte te tjera keto komente i ka ba ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Per ma shume shihne videon e plote. /RROKUM.TV/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img