21,10,2025

Reagon Ambasadori i Britanisë për sulmin ndaj RTK’së

Must Read

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm që ndodhi ndaj Radio Televizionit të Kosovës, duke thënë se puna e gazetarit është jetësore për demokraci.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shumë gazetarë përballen me vdekjen në ndjekje të së vërtetës, përfshirë edhe gazetarët në Kosovë.

Lexoni statusin e tij të plotë:

“Shumë gazetarë kanë vdekur në ndjekje të së vërtetës, përfshirë është në Kosovë. Puna e tyre është jetësore për demokracinë. Çfarëdo sulmi fizik apo politik ndaj mediave është fyerje për kujtesën e tyre”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img