16,09,2025

Prokuroria ekspertizat i çon jashtë Kosovës

Must Read

Përveç mungesës së resurseve profesionale për zbardhjen e rasteve nga ana e Prokurorisë, ekzaminimi i ekspertizave ndërkombëtare përbën edhe një kosto të lartë financiare për organin e akuzës.

Sipas Prokurorisë, dërgimi i ekspertiza jashtë vendit bëhet për arsye se një numër i rasteve nuk mund të realizohen në Kosovë. Sipas Hekrem Luftiut, nga Këshilli Prokurorial, shumica e ekspertizave e të cilat dërgohen jashtë vendit kanë të bëjnë me natyra të ndryshme të cilat janë jashtë profesionit të prokurorëve.

“Në raste të caktuara kur kemi të bëjmë me ekspertiza që nuk mund të realizohen në Kosovë, atëherë me qëllim që Prokuroria të ketë informacione sa më të plota lidhur me rastin konkret i dërgon jashtë Kosovës për ekspertizë”, ka thënë Luftiu. Sipas tij, ekspertiza kërkohet për çështje që nuk janë të natyrës ligjore por të çështjeve forenzike, mjekësisë dhe shkencave tjera për të cilat kualifikimi kërkohet jashtë natyrës profesionale të prokurorëve. “Nuk ekziston kategori specifike për ekspertizë ndërkombëtare. Qëllimi i Prokurorit të Shtetit është zbardhja e rastit dhe marrja e dënimit meritor”, ka thënë Hekrem Luftiu nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img