27,04,2024

Policia tregon për aksionin ndaj ‘Kryqit të Kuq’ ku u rrahën pjesëtarët e saj në Veri

Must Read

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar të mërkurën, gjatë një kontrolli që është bërë në Kryqin e Kuq të Serbisë, në veri të Kosovës. Policët u sulmuan fizikisht nga disa persona të dyshuar, derisa po kryenin bastisjet të cilat rezultuan me konfiskim të dokumentacionit për regjistrim të popullsisë, që vlerësohen të dyshimta.

Bastisjet, që përveç në Veri u kryen edhe në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës, dhe lëndimin e zyrtarëve të saj, Policia e Kosovës i ka sqaruar përmes një komunikate për media, të enjten, vetëm pasi mediat gjatë gjithë ditës kanë raportuar për aksionin, konfiskimet dhe incidentin, shkruan Gazeta Express.

“Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës, ka njoftuar edhe se gjatë këtij operacioni ka intervistuar disa individë qenë momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtare policor kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është inicuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar””, thekson PK.

Kjo është komunikata e plotë e PK’së: 

Dje me datë 13.09.2017, Policia e Kosovës (PK) me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare     (Kryqi i Kuq i Serbisë)  si dhe në disa venbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

Drejtoritë Rajonale të Policisë (DRP-t) kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë  në  këtë  organizatë.

Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlersohet të jetë të dyshimta dhe në kundershtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullësisë.

Gjatë realizimit të operacionit policor në Mitrovicë-Veri, disa zyrtare policor kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndaj të cilëve është inicuar rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të e saja ligjore.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img