25,10,2025

Policia mbyll katër lokale të natës në Ferizaj

Must Read

Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, Nr.01/27, i datës 18.08.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ekipe të përbashkëta të policisë kanë shtuar aktivitetet e tyre në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve , përveç vëretjeve policore 50 vërjetje policore, brenda 24 orëve janë shqiptuar 169 gjoba, ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, ndërsa janë mbyllur edhe 4 lokale të natës ( muzikë live), 2 asistime Ispektorëve Sanitarë të komunës së Ferizajt dhe 2 asisitime Shërbimeve Spitalore në Ferizjaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Civid-19, sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës .

Këto masa në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat.

Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokalëve,  sidomos atyre klubeve të  natës dhe ahengjet, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Në vendimin e Qeverisë së RKS-së , kujtojmë pronarët e lokaleve të ndryshme që, ndër tjerash , Pika F , paragrafi 16 e precizon saktë , se nga data 20 gusht 2021, deri me datën 01 shtator 2021 , ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës , në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që kanë nëse kanë informacione se persona,  apo vende të caktauara nuk respektohen masat Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img