26,04,2024

Policia jep detaje për aksidentin Ferizaj-Prishtinë ku humbi jetën një person (Foto)

Must Read

Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:06 minuta në magjistralen Ferizaj –Prishtinë, ka humbur jetën një person

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sqaron se rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë përballë depos “Elita”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, SH.H. (m/sh/k 37 vjeç), i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Prishtinë, për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet disa automjete të parkuara në një autosallon dhe pastaj duke u rrokullisur godet një objekt afarist, me ç’rast ngasësi dhe dy pasagjerët pësojnë lëndime dhe nga mjeku në vendin e ngjarjes konstatohet se ngasësi SH.H. ka ndërruar jetë, ndërsa dy të lënduarit dërgohen në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img