23,10,2025

Po voziste automjetin 137 km/h në zonë të banuar, policia në Ferizaj ia merr lejen 28-vjeçarit për tre muaj

Must Read


Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 23:50 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, më saktësisht në fshatin Bibaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 137 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 28 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Shoferi në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img