24,10,2025

Periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 17-27 janar 2021

Must Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës. Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.  Ndryshimin e qendrës së votimit mund ta bëni brenda afateve të caktuara.

Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?

Ju mund ta mësoni qendrën tuaj të votimit përmes linkut: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?
KQZ përmes aplikacionit online ju mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut:

http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img