24,10,2025

Përfaqësues të Asociacionit të Agjencisë Rajonale të Zhvillimit qëndruan në UShAF

Must Read

Përfaqësuese të Association of Regional Development Agencies (ARDA), znj. Mrika Macula – Shefe Ekzekutive dhe znj. Rreze Duli – Drejtoreshë Ekzekutive në Veri, të shoqëruara nga Drejtori i Drejtorisë Komununale të Arsimit në Ferizajt, z. Afrim Llabjani dhe Këshilltari i kryetarit të Ferizajt, z. Selim Marevci, qëndruan për vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Fillimisht, përfaqësueset e këtij Asociacioni dhe përfaqësuesit e komunës, u pritën nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi për përzgjedhjen e Universitetit tonë për të realizuar projektin i cili ka të bëjë me mbështetjen dhe krijimin e mundësive për gratë, të cilat marrin pjesë në sektorin e energjisë përmes arsimit të avancuar, punësimit dhe sipërmarrjes.

Po ashtu, Rektori Bajraktari, përgëzoj këtë iniciativë dhe premtoj se do të ofroj mbështetje të parezervë në realizimin e këtij projekti. Sipas tij përzgjedhja e institucionit tonë është e qëlluar, edhe pse në UShAF zhvillohen programet të lëmive teknike, numri i studentëve që studiojnë tek ne përfaqësohet në masë më të madhe nga gjinia femrore.

Ndërsa, përfaqësueset e ARDA, falënderuan Rektorin për gatishmërinë e bashkëpunimit në këtë drejtim dhe u shprehun të kënaqura me ambientet e përshtatshme dhe të rehatshme, në të cilat ekzistojnë të gjitha parakushtet që ndikojnë në rezultate më të mira të mësimnxënies.

Gjatë kësaj vizite palët u dakorduan që Sesioni Informues të mbahet, me datë 26 mars 2019 në lokalet e UShAF.
Aktiviteti është i mbështetur nga programi Threshold, i dakorduar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit. Gjatë realizimit të këtij projekti, do të ofrohen bursat të cilat do të mbulojnë koston e plotë të dy viteve të studimeve për gratë dhe vajzat në institucionet e akredituara akdemike, me theks të veçant në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Asociacioni i Agjencisë së Zhvillimit Rajonal (ARDA) është një rrjet për zbatimin e politikave të Kosovës dhe BE dhe është një organizatë e pavarur, joqeveritare e themeluar në janar të vitit 2013 nga pesë agjencitë rajonale të zhvillimit (Veri, Lindje, Perëndim, Jug dhe Qendër) në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img