23,10,2025

Paraburgim ndaj shtatë (7) të dyshuarve për veprat penale të narkotikëve

Must Read


Ferizaj – 12 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.S; G.K; Xh.S; H.B shtetas të Republikës së Kosovës dhe J.B; F.B; F.B.1.
shtetas të Republikës së Maqedonisë. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, përcaktuar me nenin 273 lidhur me nenin 281 të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës.
Të pandehurit dyshohet se më 10.02.2019, në fshatrat Papaz dhe Pojatë – Komuna e Ferizajt, pas informacioneve përmes rrugëve operative të Policisë së Kosovës, gjatë ndjekjes së një veture të dyshimtë, e cila është dyshuar se ka ngarkesë me lëndë narkotike, e njëjta është mbajtur nën
vëzhgim, më pas vetura e njëjtë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas informacioneve që të pandehurit kanë vepruar si anëtar të grupit të organizuar, Policia e Kosovës – Sektori Anti – Drogë, pas kontrollimit të dy lokacioneve, ka gjetur substancë të dyshuar të llojit marihuanë në
sasi prej 209 kg e 202 gr, e cila ka pasur për qëllim shitjen, shpërndarjet dhe transportin jashtë shtetit të Kosovës. Sasia e llojit marihuanë është konfiskuar ndërsa gjyqtarja e procedurës paraprake e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Hysnije Gashi, ka caktuar masën e paraburgimit në
kohëzgjatje prej një (1) muaj ndaj të dyshuarve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img