24,10,2025

Pamje: Mërgimtarit nga Zvicra ia vjedhin çantën me mijëra euro e dokumente

Must Read

Një mërgimtar nga Zvicra ka qenë cak i një vjedhjeje të hënën në mbrëmje, në një lokal në qendër të Ferizajt. Çantën që ai e ka harruar në karrigen e kafenesë e kanë marrë tre persona të tjerë. Në pamjet e kamerave të sigurisë vërehet se çanta merret nga një vajzë, e cila po shoqërohej nga dy të rritur, pasi u ngritën nga tavolina ngjitur asaj ku kishte qëndruar viktima.

Mërgimtari H.K. ka dërguar videon në redaksinë e KOHA.net. Ai ka thënë se në çantë i ka pasur rreth 1.000 euro, 500 franga zvicerane, një orë dore “Apple”, si dhe dokumente personale. Ka deklaruar se i duhen patjetër dokumentet, sepse do të udhëtojë në drejtim të Zvicrës javën e ardhshme.

Ka njoftuar po ashtu se rastin e ka lajmëruar edhe në Polici. Sipas tij, përgjigjja e Policisë ka qenë që duhet të presë për hetimet.

Në anën tjetër, Policia në raportin ditor të 22 qershorit ka thënë se është duke e hetuar rastin të cilin e ka cilësuar si “Vjedhje”.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 21.6.2021-19:47. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal te qytetit, nga persona të panjohur i është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte një portofol me dokumente personale zvicerane, letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Kosovës, para të gatshme dhe një orë dore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport të Policisë.

Ndërkaq, në një përgjigje për KOHËN, të enjten, Basri Shabani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Ferizaj ka thënë se hetimet po vazhdojnë për rastin.

“Hetimet e stacionit policor të Ferizajt janë duke hetuar rastin, janë në rrugë të mirë për të identifikuar kryerësin e vjedhjes së çantës. Për informata shtesë ju informojmë me kohë”, ka thënë Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img