24,10,2025

Nis projekti për rregullimin e kaptazheve të ujit të pijshëm në Jezerc

Must Read

Sot ka nisur rregullimi I kaptazheve të ujit të pijshëm   në Jezerc për të rritur kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Për të përcjellë punimet ishte edhe I pari I Ferizajt, Agim Aliu ekipin e tij.

Aliu tha se me  me këtë projekt do të rritet kapaciteti I furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra banorë në të gjitha fshatrat e Grykës së Neredimes.

“Gryka e Neredimes do të ketë furnizim të bollshëm me ujë të pijshëm me investimin që po bëjmë në rregullimin e kaptazheve dhe vendosjen e njehsorëve. Një projekt tejet me rëndësi nisi sot, ai për rregullimin e kaptazhave të ujit në Jezerc, që do të rris kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra banorë në gjithë fshatrat e Grykës së Neredimes. Nën kontroll do të vendoset edhe përdorimi i ujit të pijshëm me projektin për vendosjen e njehsorëve të ujit që tashmë kemi filluar. Ta gëzojnë banorët këtë investim që do të bëj zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm” ka thënë Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img