02,05,2024

Në fshatin Dremjak fillojnë punimet në 22 rrugë

Must Read

Nga afër fillimin e këtyre punimeve i ka përcjelle kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.

Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se në fshatin Dremjak gjatë këtij viti ka investime të shumta, duke theksuar kështu rregullimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit e cila është në kuadër të unazës së jashtme të qytetit, e cila po ndërtohet me mjete të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe asfaltimin e rrugicave të këtij fshati që po bëhet me mjete të komunës sonë.

“Unë i përgëzojë banorët për këto projekte, por në të njëjtën kohë i falënderoje edhe për përpjekjet që po bëjnë për të qenë në shërbim të realizmit të projekteve tona, duke liruar edhe pronën e tyre në interes të komunës. Mendojë që fshati Dremjak ka përfituar mjaft shumë edhe nga investimet në rregullimin e kanalizimeve, por edhe në ujësjellës”, ka thënë kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër, Bekim Muhaxheri banorë i fshatit Dremjak, është shprehur tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt, që në këtë fshat po bëhen investime si asnjëherë më parë, duke shtuar se asfaltimi i rrugicave të këtij fshati ka një rëndësi tejet të madhe.

U bë e ditur se në fshatin Dremjak do të asfaltohen 22 rrugica, ndërkaq vlera e projektit kap shumën mbi 180 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img