06,05,2024

Në Dubravë të Ferizajt fillojnë punimet në rregullimin e rrugëve

Must Read

 

Ferizaj. 15.08.2017. Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve, mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, nënkryetari i komunës nga komunitete Asllan Kryeziu, si dhe këshilltarë të komunës së Ferizajt si dhe banore të këtij fshati.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se këto investime kanë qenë mese të domosdoshme në këtë fshat, duke pasur parasysh vet faktin se është fshat i banuar nga komuniteti pakicë. Ai tha se në fshatin Dubrave do të asfaltohen 8 rrugë, ku në 7 prej tyre jetojnë komunitete pakicë të këtij fshati, ndërsa në njërën rrugën janë të përzier edhe komuniteti shumicë shqiptare.

“Këta banorë janë përfitues të këtyre projekteve nga komuna e Ferizajt dhe Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal me një projekt që kap vlerën me bashkëfinancim prej 160 mijë euro dhe kap një gjatësi të kilometrave vetëm në Dubrave rreth 1 mijë e 200 metra, ndërkaq kemi aq gjatësi edhe në Pleshinë të Ulët ku do të asfaltohen në kuadër të këtij projekti edhe 6 rrugica. Unë jam i lumtur që më në fund edhe pjesëtaret e komuniteteve pakicë në veçanti falë edhe bashkëpunimit që kemi pasur në qeverinë lokale, jo vetëm të pushtetit lokal, por edhe me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore për të cilat ka nevojë të jashtëzakonshme ky komunitet”, është shprehur kryetari Svarqa, duke shtuar se bashkëpunimi me këtë nuk do të mungojë, duke përmendur edhe realizmin e projekteve të tjera.

“ Ne do të punojmë për rregullimin edhe të një pjesë të kanalizimit si domosdoshmëri e Qendrës Sociale në Dubrave, për të cilën do të bëjmë përpjekje që ditëve në vijim të bëjmë edhe një fasadim të brendshëm të këtij objekti”, tha Svarqa.

E nga ana tjetër Hajriz Haziri përfaqësues i fshatit Dubrave, u shpreh tejet mirënjohës drejtuesve të qeverisë lokale të Ferizajt, për të gjitha investimet që po bëjnë për komunitetin e shatit Dubrave. Tha se investime të tilla, duhet të behën edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe ky komunitete të këtë një jetë sa më të mirë.

Komuna e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve, është duke punuar me intensitet të shtuar edhe në shumë projekte të tjera infrastrukturore dhe që pritet shumë shpejt edhe të përfundojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img