22,12,2025

Ndërroi jetë profesori Jonuz Bytyçi

Must Read

Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë sot profesori i gjuhës angleze, Jonuz Bytyçi .

Deri në pensioni, i ndjeri punoi si mësimdhënës në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit”.

Profesor Jonuzi ,përveç punës edukativo–arsimore me nxënës, një kohë punoi edhe si inspektor në Entin Pedagogjik të Arsimit,në Ferizaj, ndërsa pas luftës edhe si përkthyes dhe koordinator në misionin e OSBE-së në Prishtinë.

Në moshën e re talentin e tij e kishte shprehur edhe në sport, aktivisht është marrë edhe me sportin e hendbollit.

I ndjeri,pas vetes ka lënë familjen, dy djemtë, vajzën,nipërit dhe mbesat. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img