23,10,2025

Mediat dhe analistët serbë: Fletarresti për Haradinajn është politik, Vuçiq po sillet si Millosheviqi

Must Read
Haradinaj duke hyrë në Gjykatën franceze

Edhe mediat serbe, respektivisht gazeta më e madhe “Blic” raporton se këto akuza për Haradinajn janë përpiluar në kohën e Millosheviqit.

“… Haradinaj sigurisht nuk do të përballet me akuza as pas arrestimit në Francë”, shkruan “Blic”, transmeton lajmi.net.

“Për rastin e Haradinajt, të cilin Prokuroria serbe për krime lufte e ngarkon më 63 vrasje, nuk do të ketë gjykim të drejt ligjor, por politik. Haradinaj përveç aktgjykimit lirues në Tribunalin e Hagës, e ndihmojnë edhe aktakuza dhe kallëzimi penal të cilat prokuroria serbe dhe policia i kanë ngritur kundër tij në kohën e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit. Këto aktakuza dhe kallëzime janë ngritur me automatizëm, pa fakte të mjaftueshme, kështu që Haradinaj mund të thotë se është i akuzuar politikisht”, shkruan “Blic”.

“E kam parë të gjithë dokumentacionin të cilin shteti i Serbisë i ka dërguar Tribunalit të Hagës, por nuk ka pasur përgjigje të bisedave që të cilat ishin në DB (Sigurimi Shtetëror). Po ashtu shumë dokumente nuk janë dorëzuar. Nuk e di ku janë zhdukur të gjitha”, ka thënë Zoran Stijoviq, ish pjesëtar i DB-së, i cili ka dëshmuar në Hagë kundër Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt.

Po ashtu, ai thotë se në “Librin e Bardhë” për aktivitetin e UÇK-së të cilin e ka hartuar BIA serbe në vitin 2003 thuhet se në tetor të vitit 1998 UÇK-ja nuk ka pasur komandë, transmeton lajmi.net.

Analisti Dushan Janjiq thotë se fletarrestet të cilat janë ngritur në kohën e Millosheviqit janë refuzuar në tërë Evropën.

“Gjykata në Francë do të shqyrtojë nëse fletarrestet tona janë të motivuara politikisht. Ekziston dyshimi i përgjithshëm në fletarrestet nga Serbia, kurse në Francë ekziston lob i fuqishëm i shqiptarëve. Nuk e di se çfarë duhet të ndodh që qeveria jonë të fillojë të punojë. Duhet t’i ndërprerë keqpërdorimet politike dhe standardet e gjyqësisë së Millosheviqit”, thotë Janjiq. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img