17,11,2025

Me 24 dhe 25 Korrik mbahen garat automobilistike, rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar

Must Read

Gjatë vikendit të ardhshëm, më 24 dhe 25 Korrik, në aksin rrugorë Brezovicë-Prevallë do të mbahen garat  automobilistike  në kuadër të Kampionatit  të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Këto gara do të mbahen me lejen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me kërkesë  të Federatës së  Auto Sporteve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur  Arbër Rexhepi, kryetar i  Auto Klubit Ferizaj.

Rexhepi përmes këtij njoftimi ka lutur të gjithë ata që  këtë vikend kanë planifikuar të vizitojnë këto pjesë turistike  të kenë parasysh që kjo rrugë do të jetë e bllokuar nga ora 10:00 deri ora 18:00. Prandaj  për të gjithë ata që këtë rrugë kanë planifikuar ta shfrytëzojnë për vikend t’i ikin kësaj kohe ose të gjejnë rrugë alternative,  një pjesë e rrugës R115, segmenti Brezovicë-Prevallë këto dy ditë do të jetë I bllokuar nga ora 10:00 deri ora 18:00

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img