24,10,2025

Mbyllet tenderi për 105 km tubacione të gazsjellësit Shqipëri-Itali

Must Read

download (3)

Konsorciumi i Gazsejllësit Trans Adriatik ka shpallur kompaninë fituese e cila do të ndërtojë tubacionin nënujor të gazit që do të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë.
Kontrata është lidhur me shoqërinë italiane “Saipem”, e specializuar për ndërtime të tilla. Ajo ka marrë përsipër projektimin, ndërtimin dhe instalimin e 105 kilometrave tubacione nga stacioni i pompimit të gazit në Fier, deri në zonën San Foka të Pulias, në Itali.
Punimet do të kryhen në një thellësi nënujore prej 820 metrash me anijen e specialzuar “Castorone”, ndërsa diametri tubit do të jetë 91.4 centimetra.
Me tenderin e fundit përmbyllet i gjithë cikli i kontratave për ndërtimin e gazsjellësit TAP nga Azerbajxhani deri ne Itali. Më herët u njoftuan edhe fituesit për ndërtimin tokësor të tij në Shqipëri e Greqi.
Sipas drejtorit menaxherial të TAP, Ian Bradshaw, ndërtimi në det të hapur ngre sfida të veçanta dhe “Saipem SpA” dha ofertën më të fuqishme teknike si dhe zotëron eksperiencën e duhur për standardet më të larta.
“Saipem” është një kompani gjigante italiane që operon në 60 shtete dhe ka rreth 43.000 të punësuar. Ajo ka një eksperiencë 60-vjeçare në fushën e kërkimit dhe shpimit të hidrokarbureve dhe ndërtimit të tubacioneve të naftës dhe gazit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img