20,12,2025

Mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë për dy ditë

Must Read

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, në një prononcim për media para pak çastesh, ka konfirmuar se Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë.

“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë Morina, raporton Koha.net.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Daci dhe miqtë e tij, duke thënë se tashmë kanë filluar të hyjnë në menaxhim të ngadalshëm në Brezovicë, por theksoi se “e kemi kuptuar se duhet të shpejtojmë”.

“Kanë qenë dy orteqe, e njëri nga ta i ka zënë dy persona. Si pasojë, fatkeqësisht zotëri Daci ka mbetur pa shenja jete”, tha më tej ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img