21,12,2025

Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Këtë të martë, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka ftuar anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa me ç’rast kanë mbajtur mbledhjen e tretë të këtij komiteti.

Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, para anëtareve të KPF-së ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 400-0 për ndërtimin e shkollës fillore në Talinovc të Muhaxherëve.

Drejtori Murseli ka bërë edhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesët e ngastrave kadastrale nr.496-3, 499-0,500-1 dhe 500-2 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Këto dy propozime të drejtorit Murseli, morën dritën jeshile për të diskutuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka prezantuar raportin financiar për periudhën janar-mars 2020, si dhe raportin e punës për vitin 2019.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet të premten duke filluar nga ora 10:00 dhe do të mbahet ne teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img