22,12,2025

Masa të forta sigurie për Ditën e Pavarësisë së SHBA

Must Read

Në mbarë Shtetet e Bashkuara janë vënë në zbatim masa të forta sigurie, ndërkohë që amerikanët kanë filluar një fund-javë triditëshe që përfshin edhe Festën e Pavarësisë më 4 korrik. Sulmet në Turqi dhe Bangladesh i kanë bërë zyrtarët e sigurisë të jenë më vigjilentë. Shefi i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Xhon Brenan paralajmëroi se në Shtetet e Bashkuara mund të ketë incidente të ngjashme si sulmet në aeroportin e Stambollit.

Policë të armatosur, shumë prej tyre me qen policie, patrullojnë aeroportet dhe stacionet e trenave e autobusëve, ndërkohë që amerikanët vërshojnë drejt destinacioneve të pushimit.

Masat e sigurisë janë forcuar edhe në qendra publike që janë popullore gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë, si parku qendror në Uashington, sheshe në Nju-Jork e Çikago e vende të tjera, ku qindra mijëra vetë mblidhen për të parë fishekzjarret.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img