26,11,2025

Mariq: Do ta kemi Asociacionin dhe Komunën e Prilluzhës

Must Read

mariqi-660x380

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq ka thënë se do të formohet Komuna e Prilluzhës , njofton Klan Kosova.

Duke folur në një tubim elektoral të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Prilluzhë, pos kësaj serbi me pozitë të lartë në Qeverinë e Kosovës iu ka thënë të pranishmëve se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet së shpejti.

Mariq njëherit i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë për Partinë Përparimtare të Serbisë.
Nërkaq, Gazeta Blic kishte raportuar se një nga kushtet e Listës Srpska që të votohet Thaçi për president, ishte edhe formimi i komunës së Prilluzhës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img