16,10,2025

Libraria “Rilindja” në Ferizaj, dhuroi 50 çanta me material e pajisje shkollore për nxënësit nevojtarë

Must Read

Një traditë tashmë, në çdo fillimvit, po shënon libraria “Rilindja” me pronarë vëllezërit Berisha, duke dhuruar çanta, pajisje e material shkollor për nxënësit në nevojë në Komunën e Ferizajt. Edhe sot, kjo librari dhuroi 50 çanta me material e pajisje shkollore. Pranimin e donacionit e bëri drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani i cili tha se ky donacion nuk është i pari, por ka ndodhur edhe në të kaluarën nga libraria “Rilindja” e që flet për solidaritetin e donatorëve me nxënësit në nevojë në Ferizaj. Ai në emër të Komunës, falënderoi donatorin për këtë donacion dhe shtoi se ditëve në vijim do t’i shpërndahen nxënësve në nevojë, përmes drejtuesve të shkollave.

Në anën tjetër, Rinor Berisha nga kjo librari tha se kjo nismë për të satin vit me radhë, vjen si rrjedhojë e dëshirës për të ndihmuar nxënësit në nevojë, që në fillimvitin shkollor, të kenë materialet e nevojshme dhe çantën shkollore. Ai shtoi se kjo librari vazhdueshëm ka dhënë ndihmën e saj, përmes aksioneve të tilla solidariteti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img