06,05,2024

Kryetari Svarqa zotohet për rregullimin e një pllake përkujtimore për luftëtarin Qazim Shehu

Must Read

Ferizaj.15.08.2017.Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit të komunës së Ferizajt, Faruk Guri kanë pritur sot në një takim të përzemërt Shukrije Ramadanin bashkëshorten e heroit të kombit Agim Ramadani së bashku me vëlluan e saj Gibert Dema.

Në këtë takim veç temave të tjera u diskutua edhe për nderimin e një luftëtari pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Qazim Shehut i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar në Itali nga vdekja natyrore.

Për luftëtarin Qazim Shehu u bë e ditur se ka lindur në Shkup por ishte me prejardhje nga fshati Greme i komunës së Ferizajt. Ndërsa u sqarua se ka pasur disa probleme nëpër shtetet e tjera për varrosjen e eshtrave të tij, prandaj shqetësimi është adresuar në komunën e Ferizajt. Trupi i tij është i varrosur në fshatin Greme ku jetojnë edhe një pjesë e pasardhësve të familjes së tij.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa u zotua se në përvjetorin e parë të vdekjes së tij më 27 shtator do të angazhohet që të rregullohet një pllakë përkujtimore në nderim të veprës së tij.

Ndërkaq premtoi se në një të ardhme të afërt do të iniciojë procedurat që eshtrat e luftëtarit të lirisë Qazim Shehu të barten edhe në Koshare , aty ku pushojnë bashkëluftëtaret e tij dhe ku janë zhvilluar beteja të ashpra për të thyer kufirin shqiptaro -shqiptar e për të gëzuar lirinë që kemi sot.

Në takimin e sotëm morën pjesë edhe disa ish-luftëtarë të cilit ishin pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” të cilët mirëpritën iniciativën dhe angazhimin e strukturave komunale për nderimin e jetës dhe veprës së Qazim Shehut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img