Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave përmes një komunikate u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Ferizajt që të kenë kujdes nga zjarret e hapura.
“Ditëve të fundit janë shtuar rastet e zjarreve të cilat po përhapen në fusha dhe pyje. Institucionet komunale të Ferizajt, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca apelon te qytetarët e komunës së Ferizajt që të shtojnë kujdesin në aspektin e sigurisë dhe mbrojtje nga zjarri, mos të ndizen zjarre në ambiente të hapura me qëllim të pastrimit të mbeturinave, ngase shpesh zjarret dalin nga kontrolli dhe shkaktojnë rrezik për jetën e njerëzve dhe ekonomitë familjare.
Ju bëjme me dije, se zjarrvënia sanksionohet me ligj.
Nëse jemi syçelë dhe vigjilent me veprimet tona, do të jemi kontribues të mëdhenjë në zvogëlimin e rasteve dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarri. Andaj, qytetarë të komunës së Ferizajt,kontribuoni në parandalimin e dukurive negative” thuhet në kmunikatën e lëshuar nga DSHPE.
Më poshtë po japim numrat e telefonave pa pagesë ku qytetarët mund të lajmërojnë ratset e zjarreve.
112– Qendra Regjionale për Informim dhe Alarmim
193– Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit
192– Policia e Kosovës
194– Ndihma e shpejtë