21,12,2025

Këto janë tetë përforcimet e Ferizajt

Must Read

15.08.2019 – Ferizaj; Sot skuadra jonë ka prezantuar 8 transferimet e reja, të cilët janë; Dajaku, Livoreka, Mustafa, Bardhi, Asani, Kaçiu, Karahoda dhe Shaqiri.

Gjithashtu eshtë prezantuar edhe trajneri i ri, Bekim Isufi.

Përforcimet janë;

➖ Taulant Dajaku (Drenica)

Dajaku eshtë i njohur në futbollin vendor, si një ndër mesfushorët më cilësor në Superligë. Ai ka qenë pjesë e klubit tonë edhe më parë.

➖ Përparim Livoreka (Drita)

Livoreka ishte ndër lojtarët kryesorë të Dritës, dhe pritët të na ndihmojë drejtë objektivave tona.

➖ Bunjamin Asani (Shkup)

Asani rikthehet përsëri në klubin tonë, këtë herë me synime më ndryshe. Ai pritët të na ndihmojë shumë në mesfushë.

➖ Filonit Shaqiri (Drita)

Shaqiri eshtë ndër mesfushorët më cilësor të superligës tonë, bashk me të do të jemi një skuadër më e fortë.

➖ Zgjim Mustafa (Drita)

Zgjimi eshtë një mesfushor mjaftë i talentuar, dhe pritët që me potencialin e tij të na ndihmojë mjaftë shumë.

➖ Fatih Karahoda (Liria) është nje sulmus qendron ku pritet te na ndihimoj ne fazen e sulmit.

➖Behar Bardhi(Viti),Bardhi rikthehet përsëri në klubin tonë, këtë herë me synime më ndryshe. Ai pritët të na ndihmojë shumë në mbrojte.

➖ Donat Kaçiu (Gjilani)

Kaçiu që ishte për disa vite portjeri kryesor i Gjilanit, eshtë përforcimi ynë i rradhës. Bëhet fjalë për një portjer me cilësi të larta.

Këto nuk do të jenë përforcimet e vetme për klubin tonë. Nesër do të vijnë edhe 4 futbollistë Ganez, të cilët janë të gatshëm ti ndihmojnë klubit tonë.

FC FERIZAJ.

Foto: Hekuran Ibrahimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img