05,01,2026

Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë!

Must Read

gjykata-710x441

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot pas përfundimit të orarit të punës është ndaluar dhe kërcënuar gjyqtari i Departamentit për Çështje Penale z. Agim Kuqi nga i dyshuari  Y.D i cili është i pandehur në një rast penal ku z. Kuqi është gjyqtarë i  çështjes penale ndaj tij .

“Gjykata Themelore-Prishtinë dënon këtë akt të ulët duke cilësuar si sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Gjykata ka ftuar organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura ndërsa vet Gjykata ka thënë se opinioni publik duhet të sigurohet se ky rast nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve të kësaj Gjykate të cilët do të vazhdojnë të marrin vendime të drejta duke respektuar ligjin  dhe duke i shërbyer drejtësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img