21,12,2025

Kandidati i AKR-së: KQZ-ja po saboton emërimin e vëzhguesve tonë

Must Read
Elmi Thaçi

“KQZ-ja ka sabotuar procesin e emërimit të vëzhguesve të AKR-s, për këtë arsye procesi i votimit ka filluar me probleme të mëdha”, thotë Thaçi.

“AKR-ja me kohë ka dorëzuar listën e vëzhguesve, mirëpo  zyrtarja përgjegjëse në KQZ, që dihet botërisht se është simpatizante e PDK-së, nuk i ka certifikuar mbi dhjetëra vëzhgues të partisë sonë”.

“Kjo është bërë qëllimisht që qendrat e votimit dhe vendvotimet të jenë të pa mbuluara me vëzhgues të AKR-së”, pretendon Thaçi.

“Shtabi elektoral i AKR-së në Drenas, dyshon se kjo është bërë me qëllim që më lehtë t’i mundësohet partisë në pushtet të keqpërdoren votat e elektoratit të Drenicës”.

“Për arsyet e moscertifikimit të vëzhguesve të AKR-së, edhe pse kemi kërkuar sqarime me shkrim, KQZ-ja nuk na ka dhënë asnjë sqarim deri më tani.

AKR-ja në Drenas është shumë e shqetësuar për procesin e votimit që është duke ndodh pasi që në shumë fshatra, pra qendra të votimit janë të pambuluar me vëzhgues të AKR-së”.

Ndërkohë, Thaçi është kandidati i parë që ka votuar në Drenas.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img