11,11,2025

Ka ndërruar jetë gazetari dhe shkrimtari ferizajas Musli Berisha

Must Read

Me pikëllim, morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të punëtorit të Komunës, gazetarit shumëvjeçar e shkrimtarit ferizajas, Musli Berisha.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, ngushëllon familjen Berisha, miqtë e të njohurit e të ndjerit.

“Sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, punonjësit të Komunës, shkrimtarit të veçantë e gazetarit shembull e të rrallë mes nesh, prindit shembullor, Musli Berisha. Zëri i tij karakteristik do të mbahet mend gjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës së zyrës do t’i mungoj një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull. Ferizaj, gazetaria, letërsia e tij, me këtë humbje, varfërohet. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij në paqen e pasosur” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të Ferizajt do të kenë ndërpreje të rrymës 8 orë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet: Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) prej orës 09:00...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img