20,04,2024

Jetullah Sylejmani në rezidencën për art bashkëkohor në Itali

Must Read

Këtë të premte në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “AR 2017”  ku Jetullah Sylejmani u shpërblye me çmimin e dytë, të cilin e ndau me Altin Krasniqin, kurse çmimi i parë i takoi Shpend Havollit. Ky është edicioni i dytë i çmimit “Artistët e rinj”, ku pas një konkursi të hapur nga Galeria Kombëtare e Kosovës, dhe shqyrtimit të dosjeve të artistëve konkurrues, u zgjodhën 6 artistë finalist, të cilët në finale u vlerësuan për çmime nga juria ndërkombëtare Basak Senova dhe Ivan Moudov.
Pas këtij çmimi, artisti Jetullah Sylejmani, për një periudhë dyjavore do të qëndroj në një rezidencë për art bashkëkohor në Biella të Italisë dhe Shkodër, konkretisht në platformën edukative multimediale UNIDEE (Universiteti i ideve) që ofron module rezidenciale për artistë. UNIDEE është iniciuar nga Cittadelarte /Fondacioni Pistoletto në bashkëpunim me Art House në Shkodër e themeluar nga artisti i mirënjohur Adrian Paci. Vetë ideja e Cittadelarte, e themeluar nga artisti i njohur me famë botërore Michelangelo Pistoletto, është të krijohet një model edukativ që bazohet në teorinë kritike, aktivizmin dhe praktikën artistike me nivele të ndryshme të interaksionit dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, ku theksi vihet në marrëdhënien midis artit dhe sferës publike.
UNIDEE ofron moduleve specifike të seminareve mbi artin që do të mbahen nga mentorë ndërkombëtarë, dhe tematikat ku do të përqendrohet edicioni i këtij viti janë: Revolucioni, Dëshira, Ndërmjetësimi, i cili do të finalizohet me ekspozimin e veprave të artistëve pjesëmarrës në rezidencë.

Jetullah Sylejmani ishte finalist edhe në edicionin e parë të çmimit “AR 2016”, e cila pas suksesit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në vitin 2017 u hap edhe në Galerinë Nacionale të Maqedonisë. Edhe në edicionin e parë si finalist ishte përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau, Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi.

Gjithashtu Jetullah Sylejmani këtë vit përfaqësoi Kosovën në një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, konkretisht në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut për arte pamore “MEDITERRANE 18”, ku për herë të parë në historinë e artit pamor të qytetit të Ferizajt, një artist nga ky qytet përfaqëson Kosovën, në ekspozitën më të njohur të artit pamor në Evropë, ku marrin pjesë shtetet e ndryshme nga Evropa dhe Mesdheu, BJCEM (“Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée”).

Jetullah Sylejmani ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si SHBA, Francë, Itali, Kroaci. Maqedoni, Shqipëri.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img