19,04,2024

Ilazi: Në realizim e sipër projekte të shumta infrastrukturore

Must Read

Drejtoria e Infrastrukturës në Ferizaj, tash për tash ka filluar punimet në 16 projekte të ndryshme infrastrukturore.

Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie, Gafurr Ilazit deri tash janë iniciuar 14 procedura të tenderimit, 30 kontrata janë nga viti i kaluar, ndërsa po punohet në 16 projekte infrastrukturore.

“Po punohet në projektin e sheshit, në fshatin Komogllavë, asfaltimi i rrugicave në fshatin Lloshkobare, po punohet në rrugicat e fshatit Bibaj, asfaltimi i rrugicave në Talinovc të Muhaxherëve, në fshatin Gaçke, në lagjen Cakaj në Mirosalë, në fshatin Koshare, asfaltimin i rrugicave në Rahovicë, si dhe asfaltimi përgjatë rrugës së hekurudhës në Ferizaj”, tha drejtori Ilazi.

U bë e ditur se komuna e Ferizajt, tashmë ka përfituar edhe shumë projekte nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. U tha se me mjete të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, është duke u bërë asfaltimi i rrugicave në fshatin Dubravë, ndërsa me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës, po realizohen edhe disa projekte të tjera.

“Me mjete të Ministrisë së Infrastrukturës është paraparë që të realizohen edhe këto projekte: asfaltimi i rrugicave në Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve, ndërtimi i rrugës në fshatin Bibaj kyçja e rrugës N6 në rrugën “Driton Islami”, asfaltimi i rrugës Sojeve-Mirosale-Pojatë-Softaj –Ferizaj, asfaltimi i rrugës Rahovicë-Kishnapole, asfaltimi i rrugës Pleshinë-Kashtanjeve dhe asfaltimi i rrugës Talinovc i Muhaxherëve-Ferizaj, rrugë kjo që shkon në drejtim të rrugës “Kadri Zeka””, ka potencuar drejtori Ilazi.

U bë e ditur se buxheti i Drejtorisë së Infrastrukturës për këtë vit është ,mbi 4 milion euro, si dhe mbi 1 milion euro mjete të bartura nga viti i kaluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img