28,03,2024

Hoyt Yee rikthehet në Kosovë para votimit të demarkacionit

Must Read

Presioni i amerikanëve për të votuar demarkacionin do të rritet edhe më shumë në kohën kur pritet të dalë për votim në Parlament.

Kështu, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme pasi të dielën do të shkojë në Maqedoni, ku është thelluar kriza politike.

Në Kosovë përsëri pritet të diskutojë me liderët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ardhjen e zyrtarit amerikan në Ballkan e ka konfirmuar ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, i cili ka thënë për Express se duhet formuar shpejt Qeveria e re në Shkup.

Ndërkohë, ardhjen e zyrtarit amerikan në Prishtinë e kishte përmendur edhe Kadri Veseli, në bisedën e fundit telefonike, që kishte pasur me te.

 “Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë. Diplomati amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë”, thuhej në njoftimin e Kabinetit të Veselit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img