24,10,2025

Hoxhaj e Hahn flasin për takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit (Video)

Must Read
Hoxhaj - Hahn

Pas takimit, siç thuhet në njoftim të MPJ-së, Hoxhaj ka thënë ta ketë informuar Komisionerin Hahn për zhvillimet politike në Kosovë dhe angazhimin e Qeveirsë së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit pas  hyrjes në fuqi të saj.

Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe më tej është aspirata e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe liderët e zgjedhur të saj do të bëjnë cmos që të punojnë për të arritur këtë.

“Gjatë ditës së sotme kam takuar Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, zonjën Mogherini dhe Komisionierin për Zgjerim, zotin Hahn. Me të dy kam diskutuar për tema të rëndësishme por fokusi kryesor ka qenë në dy procese të mëdha. Së pari, sa i takon të ardhmes evropiane ku ne presim gjatë muajit tetor të mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, që do të jetë një hap i parë i rëndësishëm i zbatimit të marrëdhënies kontraktuale të Kosovës me BE-në. Dhe së dyti, kemi biseduar që BE-ja, zonja Mogherini dhe zoti Hahn të bëjnë presion mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova i ka arritur deri më tani” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe cështjet e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, vecmas demarkacioni me Malin e Zi dhe votimi.

Hoxhaj është takuar edhe me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, ndësa pritet të takohet edhe me Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, dhe shumë eurodeputetë.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img