17,11,2025

Gruas në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë

Must Read


Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj njofton se ka pranuar një informacion se një grua në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri.

Bëhet e ditur se hetuesit policorë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar te shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, gruaja me inicialet K.B e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

E dyshuara, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img