08,01,2026

Ferizaj, vaksinohen 155 refugjatë afganë

Must Read

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka njoftuar se dje janë vaksinuar 155 refugjatë afganë.

Sipas njoftimit të QKMF-së, intervistimi dhe vaksinimi i refugjatëve u bë në hapësirat e ish-kampit të Bechtel-Enkas, ndërsa thonë se dozat e vaksinave “AstraZeneca” u siguruan nga zyrtarët e NATO-s.

“Sot edhe pse ditë vikendi, tri ekipet mjekësore të vaksinimit anti-covid të QKMF-së vazhduan vaksinimin e më se 155 refugjatëve-azilkërkues afganë, prej 230 të intervistuarve, sipas rekomandimeve të Ekipit Menaxhues të Vaksinimit kundër COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtorit të Departamentit për Siguri Publike MPB. Intervistimi dhe vaksinimi i refugjatëve u bë në hapësirat e ish Kampit Bectelenca, ndërsa dozat e vaksinave Astra-Zeneca u siguruan nga zyrtarët e NATO-s. Përveç vaksinimit, QKMF, të dielën e kaluar ka ndihmuar ekipet mjekësore të NATO-s me një autoambulancë për nevojat shëndetësore të azilkërkuesve afganë të dielën”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një person nuk i ndalet patrullës së policisë dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë veprime ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik. Më datë 05.01.2026,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img