25,04,2024

Ferizaj: Pesë të arrestuar për pjesëmarrje me prostitucion

Must Read

Policia e Kosovës, ka realizuar një aksion në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Si rezultat në Ferizaj, me urdhër të Gjykatës Themelore, për të kontrolluar një local është bërë arrestimi i pesë personave të dyshuar për kryerje të veprës penale ‘’mundësim në prostitucion, ofrim i lokalit për prostitucion dhe marrje me prostitucion’’, njofton Klan Kosova.

Personat e arrestuar janë: G.A, SH.B, E.K, S.R, A.B, meshkuj të gjithë të komunitetit shqiptar.

Dy të arrestuarit 1 dhe 2, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkaq të dyshuarit e arrestuar 3,4 dhe 5 janë liruar me procedurë të rregullt për veprën penale ‘’marrje me prostitucion’’.

Ky vendim erdhi pas konsultimit dhe intervenimit të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Në raportin e policisë thuhet poashtu se vlen të ceket që gjatë kësaj kontrolle janë hasur duke banuar në këtë lokal katër shtetase nga Republika e Shqipërisë.

Për këtë rast është njoftuar Njësia e Migrimit, të cilët ua kanë konfiskuar dokumentet personale për qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës,  të cilët do të marrin masa sipas ligjit për të huaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img