24,10,2025

E mitura shkoi të jetojë me të dashurin, familja e saj kundërshton (Video)

Must Read

Dardan Rrustemi hyri në oborrin e shtëpisë së familjes Halimi për ta kthyer në shtëpi motrën e tij Meritën, por nuk ia doli.

Sipas zonjës së shtëpisë Vjollca Halimi, 16 vjeçari erdhi këtu në rrugën ‘Agim Kelmendi” në kryeqytet, të hënën në mesditë të marrë motrën e tij, Meritën 15 vjeçe, e cila një natë më parë kishte ardhur këtu tek i dashuri i saj, pa njoftuar familjen.

Ai nuk arriti ta marrë motrën e tij, pasi familja Halimi njoftuan policinë. E policia i mori të gjithë në intervistë e më pas i liroi.

E gjithë mosmarrëveshja mes familjeve filloi kur Merita Rrustemi u pa me të dashurin e saj 20 vjeçar, nga vëllai, i cili i ndaloi të takohet me Getuar Halimin.

Por, kjo nuk e ndërpreu lidhjen.

Familjarët e Merita Rrustemit nga Kolovica nuk po duan që vajza e tyre të vazhdojë lidhjen me të dashurin e saj për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe për shkak të moshës së saj.

E i gatshëm ta marrë vajzën është shprehur Getuari.

Por vëllau i Merites i tha Klan Kosovës se asnjëherë nuk do lejojë të ndodhë një gjë e tillë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mLa3rgAu8vU&w=100&h=360]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img