29,04,2024

Deputeti i PDK’së: Seanca për konstituimin e Kuvendit gjatë javës së parë të shtatorit

Must Read

Në një prononcim për Gazetën Express, Beqa shprehu bindjen se institucionet e vendit do të formohen në muajin shtator. Ai thotë se, data 7, ditë e enjte e këtij muaji, mund të jetë dita kur koalicioni PAN do ta dërgojë në Kuvend dhe ta hedhë në votim emrin e kryeparlamentarit të nominuarin nga ky koalicion, Kadri Veseli.

“Në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet seanca dhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Data 7 shtator është datë ende e pakonfirmuar, por është e pëlqyeshme edhe nga partnerët e tjerë”, ka thënë Beqa të hënen për Express.Ndërkohë që Kuvendi, zyrtarisht, ende nuk ka treguar ndonjë datë se kur do të thirret seanca e ardhme.

Kryesuesi, Adem Mikullovci, sot më herët pati deklaruar se seanca do të thirret në momentin kur atë ta njoftojë Sekretariati i Kuvendit se ndonjëra nga partitë ka arritur t’i bëjë numrat. Por, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, është i vetmi përgjegjës për thirrjen e seancës së ardhme rreth konsituimit të Kuvendit. “Kurdo që kryesuesi të njoftojë për seancë ne përgatitemi. Është detyrë e kryesuesit që ta thërrasë seancën”, deklaroi Krasniqi për Express.Ndërkaq kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha sot se janë duke u bërë përpjekje që seanca e ardhshme për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të mbahet në fund të kësaj jave ose javën tjetër, e që, sipas tij, të mos e ketë epilogun e seancës së kaluar.“Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk jap saktësi me kë jemi për marrëveshje, por për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë”, tha Haradinaj.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u organizuan më 11 qershor. Përmes votës, qytetarët zgjodhën 120 deputetët e përbërjes së re të Kuvendit. Megjithatë, Kuvendi mbeti i pakonstituuar, pavarësisht se seanca inauguruese ka nisur që nga 3 gushti.Pa konstituimin e Kuvendit, nuk mund të bëhen hapat tjerë kushtetues e ligjorë për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës./G.H/GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img