04,02,2026

Dënohet babai që rrahu të birin në Ferizaj

Must Read

Burri me inicialet N.Q është dënuar me katër muaj burg me kusht nga Gjykata e Ferizajt për shkak se kishte rrahur djalin e tij.
Ai para gjyqtarit Shabi Idrizi e pranoi fajësinë se kishte rrahur djalin.
Ndërsa i biri nuk kërkoi nga gjykata që të dënohet babai i tij pasi që tha se ata tani kanë përmirsuar raportet dhe dhuna nuk është përsëritur.
Prokuroria e akuzon N.Q se me 5 tetor 2019 rreth orës 20;30 në shtëpinë e tyre të përbashkët ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit-djalit të tij A.Q.
Aktakuza thotë se dhuna ka rezultuar pas një fjalosje të ndodhur aty për aty, ku edhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e kapur për fyti dhe rrëzuar në tokë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img