24,10,2025

Dekada e Re po sjellë edhe njerëz me shumë suksese në PDK

Must Read

Zgjedhjet e brendshme në PDK kanë mobilizuar anëtarësinë e këtij subjekti politik.  Kjo ka bërë që në sipërfaqe ky subjetk politik të nxjerrë shumë kuadro të përgatitur profesionalisht  dhe me përgatitje akademike të larta.

Në zgjedhjet e brendshme në PDK, dega në Shtime, kandidaturën për të parin e PDK-së  e ka bërë publike edhe Mensur Neziri.

Kush është Mensur Neziri?

Mensur Neziri, doktor shkence, kandidat për kryetar të PDK-së në Shtime. Ai në një postim në facebook, i falenderoi të gjithë për urimet për kandidimin e tij, ndjehem i vlerësuar dhe inkurajuar për rrugëtim të përbashkët.

Mensur NEZIRI është doktor i shkencave pedagogjike, mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” – Gjilan.

Ka kryer dhe kryen funksione me përgjegjësi në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është anëtar i komisioneve/bordeve profesionale vendore dhe asociacioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Fusha e tij e ngushtë profesionale është Kurrikula, Teoria e mësimit, Pedagogji e edukimit, Edukimi inkluziv, lëndë të cilat i mban në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” dhe fakultete të tjera.

Është autor dhe bashkautor i një numri të konsiderueshëm të librave, artikujve, punimeve shkencore e profesionale në vend dhe jashtë tij, si: Shqipëri, Belgjikë, Finlandë, Norvegji, etj .

Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Është trajner i certifikuar për metodologji ndërvepruese të mësimdhënies e aspekte tjera të edukimit dhe ka zhvilluar një mori trajnimesh me mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit.

Aktivitetet: Anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovë, dega Shtime nëndega Mollopolc 2004 – vazhdon Ekspert për inovacione shkencore dhe transfer të teknologjisë, MASHT 2008 – 2014 Asistent në Fakultetin e Edukimit në Departamenti i Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës 2010 – 2014 Ligjërues në Programin për Rikualifikim të Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit 2013 – 2016 Profesor/ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan 2014 – Vazhdon Anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” 2018 – 2018.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img