29,03,2024

Ç’është duke prodhuar Akademia e Shkencave  dhe Arteve  e Kosovës

Must Read

Amenstimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë duke mos drejtuar akuza ndaj saj për të vetmin qëllim që të mos sulmojmë një Institucion me të cilin në të gjitha kushtet normale do të duhet të mburreshim me të, ka bërë që ky Institucion të bie në gjumë të thellë dhe të mos jep rekomandime ndaj proceseve që ka kaluar dhe po kalon Kosova. Jo vetëm që nuk ka dhënë rekomandime por edhe ato pak deklarata të cilat kanë dhënë akademik të ndryshëm kanë qenë më se të turpshme.

Deklarimi për shkëmbim territoresh, nuk korrespondon aspak me një deklaratë të një shtetasi të Republikës së Kosovës, aq më pak të një akademiku të shkencave, kaq di të thotë edhe një qytetar më i thjeshti i Evropës apo edhe më larg. Lufta shumë-shekullore dhe i gjithë sakrifikimi është bërë për ruajtjen e territorit që kemi sot, por këta “akademik” duket se nuk kanë qenë pjesë e luftës dhe nuk janë duke ditur rëndësinë e çdo pëllëmbë toke që kemi.

Krahas kësaj, Akademia e Shkencave të Serbisë e cila tashmë ka bërë 175  vite që nga themelimi i saj, çdo ditë merret me krijimin e planeve dhe propagandave ndaj Republikës së Kosovës që çdo herë e më shumë të na vë para pozitave të palakmueshme ndërkombëtare. Së fundmi kemi disa raste që dëshmojnë se ata asnjëherë nuk ndalojnë së menduari se si të marrin territorin e Kosovës, ndërsa akademikët e Kosovës po u’a lehtësojnë planet e tyre. Muri i ndërtuar në Mitrovicë, arrestimi i Ramush Haradinajt, treni ilegal i cili tentoi të futej në Kosovë, të gjitha këto janë të projektuara nga Qeveria e Serbisë, Akademia e Shkencave dhe Kisha, të cilët gjithmonë kanë vjellur vrer ndaj nesh dhe do të vazhdojnë kështu derisa të kenë bashkëpunëtorë në Kosovë e vende tjera.

Përderisa vetë Qeverinë e Republikës së Kosovës e udhëheq një anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe nuk kanë një bashkëpunim të ndërsjellë mes vete për krijimin e politikave afatgjate, si mund të jemi fitues në tryezat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për krijimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Përveç kësaj duhet të shtrohen edhe shumë kërkesa e detyrime të Serbisë ndaj nesh, për të cilat as që është duke u bërë fjalë në këtë kohë. Këta akademikë në të ardhmen duhet të jenë më të matur në deklaratat e tyre dhe ti ndihmojnë proceset e mbi të gjitha duhet ta kuptojnë rolin e tyre sepse janë akademik, jo pensionerë!

Elbasan Osmani

Master i Shkencave Politike & Politikave të BE-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img