18,11,2025

Certifikohen 31 gra nga IADK në përpunimin e perimeve

Must Read

Ferizaj.16.10.2018. Në kuadër të projektit ” Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”janë trajnuar tri grupe të grave nga tri fshatra të komunës së Ferizajt (Mirash, Gaçkë dhe Komogllavë).
Gjate këtyre trajnimeve këto gra kane mësuar receptura si dhe te gjithë procesin e përpunimit duke filluar nga planifikimi, higjiena, standardizimi, ruajta e deri te promovimi dhe shitja e produkteve.

Për secilin grup janë organizuar nga 10 trajnimi në pëpunimin e perimeve dhe 2 ditë trajnim në aspektin ekonomik. Gjithsejtë kanë marrë pjesë 37 pjesëmarrëse por janë certifikuar 32 gra për pjesëmarrje të rregullt në trajnime.

Pjesemarrës në këtë ceremoni kanë qenë Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, dhe Arben Halili Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës.

Të gjithë akteret që kontribuan në projekt janë ndarë të kënaqur për këtë iniciativë që është marrë për fuqizimin e gruas dhe ngritjen e njohurive në konservimin e perimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img